Pse duhet të bëjmë një Vlerësim të pronës?

Pse duhet të bëjmë një Vlerësim të pronës?

Të gjesh vlerën e një prone nuk është një detyrë e lehtë, veçanarisht në një vend ku tregu i pronave të paluajtshme ka mungesë të konsiderueshme informacioni.

Vlerësimi i pronës bëhet për të gjetur vlerën e një prone të paluajtshme si për shembull të një ndërtese, një hoteli, një fabrike, toke apo prona të tjera të cilat kanë karakteristika unike.

Të bësh vlersësimin e drejtë të pronës mund të ndihmojë individët, apo bizneset të marrin vendime të rëndësishme në shumë aktivitete, si për shembull:

  • Analizë të invesimeteve

Nëse një individ, apo biznes, dëshiron të investojë në blerjen e ndonjë prone, apo ndërtimin e ndonjë kompleksi, qoftë ajo ndërtesë ose hapësirë biznesore, vlerësimi ndihmon individin apo bizneset të marrin vendim duke pasur paraysh vlerën e saktë të pronës në cilën janë duke investuar.

  • Probleme ligjore / pronësore

Nëse një individ apo biznes kanë kontest gjyqësor për ndonjë prone, vlerësimi i drejtë i asaj prone mund të ndihmojë biznesin apo individin në zgjidhjen e kontestit, ose në forcimin e lëndës së tij.

  • Shitjen e pronës

Vlerësimi i pronës mund të ndihmojë një individ apo biznes që të bëjë shitjen e pronës duke u bazuar në vlerën reale të tregut të shit-blerjes së pronave. Varësisht nga lokacioni se ku mund të gjendet prona, çmimet mund të variojnë dhe kjo ndihmon shitësit të determinojnë çmimin shitës së pronës së tyre sa më real.

  • Qëllime Tatimore

Vlerësimi i pronës ndihmon bizneset për qëllime tatimore të tyre, duke bërë vlerësimin e drejtë të tyre dhe duke i përfshirë në asetet e kompanisë.

  • Kredi Hipotekare

Nëse një individ apo biznes do të marrë kredi dhe i duhet një prone që të lihet peng apo hipotekë, bankat kërkojnë një vlerësim të pronës që të lëshohet kredia, varësisht nga vlera e pronës së vlerësuar. Kjo u ndihmon individëve apo bizneseve të dijnë vlerën e pronës së tyre dhe të marrin vendimet mbi kërkesën për kredi.