Transferi i çmimit: Një çështje me interes për grupet ndërkombëtare

Transferi i çmimit është bërë një çështje kyçe në fushën e taksave ndërkombëtare.

Të gjitha bizneset që tregtojnë ndërkombëtarisht dhe kanë transaksione përtej kufijve në mes të kompanive të grupit ka mundësi të ballafaqohen me çështjet e transferit të çmimit. Këto çështje përfshijnë kërkesa të veçanta për raportim nga autoritetet tatimore.

Nëse bizneset adoptojnë çmime të pasakta të transferit kjo mund të rezultojë me:

  1. Mbivlerësim të çmimit për blerjet e mallrave ose shërbimeve nga kompanitë brenda grupit;
  2. Nënvlerësim të çmimit të shitjes për mallrat ose shërbimet ndaj kompanive brenda grupit.

Mbivlerësimi ose nënvlerësimi mund të rezultojë me tatime shtesë si dhe zakonisht me interesa dhe gjoba tjera.

Për grupet ndërkombëtare që mund të kenë buxhetuar me kujdes detyrimet e tatimit për operacionet globale, kjo mund të dëmtojë financat e tyre.

Aktualisht një numër domethënës i vendeve, përfshirë edhe Kosovën, kanë vendosur legjislacion për trajtimin e transferit të çmimit.  Prandaj, bizneset që tregtojnë ndërkombëtarisht kanë nevojë për këshilla dhe mbrojtje të koordinuar për të përmbushur qëllimet e tyre komerciale.

Ne punojmë së bashku me specialist të transferit të çmimit brenda rrjetit të Baker Tilly International për të ofruar shërbime që i përshtaten bizneseve ndëkombëtare.