Vlerësim Biznesi: Pse duhet ta angazhoni Baker Tilly për të vlerësuar kompaninë tuaj?
Vlerësimi i Biznesit është procesi i përcaktimit të vlerës ekonomike të një biznesi.
Gjatë procesit të vlerësimit, bëhet analizë e thellë e çdo fushe të biznesit për të ardhur në përfundim në vlerën e biznesit.
Baker Tilly Kosovo ofron shërbime të vlerësimit për pronarët e bizneseve, blerësve potencial si dhe investitorëve të ndryshëm. Varësisht nga nevojat e juaja për një angazhim të tillë ne mund të jemi partner i besueshëm për vlerësimin e kompanisë.
Pronarët e bizneseve, blerësit apo investitorët mund të kërkojnë një vlerësim biznesi për arsye të ndryshme; sidoqoftë, ne do të listojmë gjashtë arsye pse ju duhet të angazhoni Baker Tilly për të bërë vlerësimin e kompanisë suaj.
Vendimarrja
Vlerësimi i biznesit mund të ndihmojë pronarët e bizneseve të përgadisin strategjite e tyre afat-shkurta dhe afat-gjata të kompanisë. Informata mbi vlerën e biznesit mund të ndihmojë biznesmenët të planifikojnë nëse kanë nevoje të shesin biznesit, të bëjnë zgjerimin e biznesit apo të shkojnë në ndonjë drejtim krejt tjeter. Vlerësimi i tillë mund të . This information can help business owners plan their strategy in deciding if they need to sell, expand the company or go in another direction. Një vlerësim i tillë mund të çojë në rritje dhe sukses në të ardhmen.
Strategjia e Daljes / Planet për shitje
Nëse ose kurdo që planifikoni të shisni kompaninë, mënyra më e mire për të vendosur një bazë të vlerës së kompanisë është vlerësimi i saj. Vlerësimi i tillë ju lejon që ju të merrni një vendim të informuar nëse ju duhet të shisni kompaninë dhe cili është çmimi i arsyeshëm që ju duhet ta kërkoni nga blerësit potencial.
Ngritja e Kapitalit
Sa duhet të paguajë një investitor që blejë një pjesë të aksioneve në kompaninë tuaj? Kjo varet kryesisht nga sa është vlera e kompanisë. Vlerësimi i biznesit bëhet për të vendosur një çmim të aksioneve në menyre që investitorët potencial të blejnë një përqindje të kompanisë suaj.
Ndryshim i pronarëve / Marrëveshja e Shit-blerjes
Nëse ju keni një kompani e cila është ortakëri apo kompani me përgjegjësi të kufizuar, marrëveshja e shit-blerjes ju ndihmon që ju t’I eliminoni problemet në të ardhmen që mund të keni në mes të parnterave. Një vlerësues i jashtë mund të bëjë një vlerësim të biznesit, e cila do të ishte e pranueshme nga të dyja palët si pike startuese e marrëveshjes e cila është e pranueshme nga të gjitha palët e përfshira.
Blerja e komplet aksioneve nga një aksionar i vetëm ndodh shpesh për arsye të ndryshme, mos-marrëveshje në mes të partnerëve, penzionimi, divorci etj. Këto blerjen mund të ngrisin gjithmonë mos-marrëveshje në mes të partnerëve të cilët mund të ndjehen që po kompenzohen pak për përqindjen e aksioneve të cilën ata po e shesin, apo në anën tjeter blerësit mund të ndjehen se po paguajnë më shume se sa duhet për transferrin e aksioneve edhe pse një marrëveshje për blerjen e aksioneve tashmë ekziston. Vlerësimi i biznesit ndihmon në . Një vlerësim biznesi ndihmon në zbutjen e problemeve të tilla që mund të hasin aksionarë, pasi vlerësimi bëhet nga një vlerësues i pavarur.
Financim / Kredi
Institucionet financiare mund të kërkojnë një vlerësim të biznesit për aprovimin e kredisë së kërkuar nga kompania. Zakonisht, prezentohen pasqyrat financiare me kostot historike. Një vlerësim do t’i ofrojë bankës vlerën e drejtë e cila pastaj mund ta mbulojë kredinë.
Bashkimi i kompanive
Në rast të transaksionit biznesor (shembull: bashkimi kompanive, blerja, apo shtija etj) shitësi dhe blerësi duhet të bëjnë regjistrimin e shitjes në menyre korrekte. Paraqitja jo e duhur e çmimit të blerjes mund të rrisë detyrimin tatimor dhe madje edhe ndonjë gjobë.
Janë disa mënyra se si mund të vlerësohet një kompani
Metoda e multiplikimit të hyrave
Multiplikimi i të hyrave është një metodë e cila përdoret për të gjetur vlerën e një kompanie duke shumëzuar të ardhurat aktuale nga një factor. Faktori bazohet në industrinë ku është kompana dhe shkallën e rritjes. Kjo metodë përdoret zakonisht për kompanitë që ende nuk janë në fitim, siç janë bizneset e reja apo fillestare. Për të llogaritur vlerën e një kompanie duke përdorur këtë metodë, duhet vetëm të shumëzoni të ardhurat aktuale të kompanisë me faktorin e duhur.
Metoda e multiplikimit të ardhurave
Metoda e multiplikimit të ardhurave është një metodë e vlerësimit të biznesit e cila përdorë të hyrat e kompanisë para tatimit për të gjetur vlerën e kompanisë. Për të kalkuluar vlerën, së pari duhet të gjenden të hyrat para tatimit. Kjo mund të bëhet duke zbritur shpenzimet e kompanisë nga të hyrat e kompanisë. Pasi të kemi gjetur të hyrat e kompanisë para tatimit, duhet të shumëzoni ato për një numër e cila reflekton vlerën e tregut për kompani të njejta. Metoda e multiplikimit të të ardhurave është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të vlerësuar një biznes, por ka disa të meta. Së pari, mbështetet në saktësinë e pasqyrave financiare. Nëse pasqyrat financiare nuk janë të sakta, as multiplikimi nuk do të jetë i saktë. Së dyti, multipilikimi i të ardhurave merr parasysh vetëm një aspekt të biznesit – të hyrat e saj. Nuk merr në konsideratë faktorë të tjerë të kompanisë si, borxhet, potencialin e rritjes, etj. Si rezultat, multiplikimi i të ardhurave duhet të përdoret në kombinim me metoda të tjera të vlerësimit për pasur një pasqyrë më të kompletuar të vlerës së një kompanie.
Metoda e Skontimit të Fluksit të Parasë
Metoda e skontimit të fluksit të parasë për vlerësimin e biznesit është e ngjajshme me metodën multiplikimit te te hyrave. Kjo metodë bazohet në rrjedhën e parasë në të ardhmen, të cilat më pas përshtaten për të ardhe tek vlera e tanishme e kompanisë. Dalimi kryesor në mes të metodës së skontimit të fluksit të parasë dhe multiplikimit te hyrave është se kjo metodë merrë në konsideratë edhe inflacionin për të kalkuluar vlerën aktuale.
Vlera në libra
Një ndër metodat më të drejtpërdrejta për vlerësimin e kompanisë është kalkulimi i vlerës në libra duke përdorur informatat nga bilanci gjendjes. Megjithatë, për shkak të thjeshtësisë së kësaj metode, është metodë jo shume e besueshme. Për të llogaritur vlerën kontabël, filloni duke zbritur detyrimet e kompanisë nga aktivet e saj për të përcaktuar kapitalin e pronarëve. Pastaj përjashtoni çdo pasuri jo-materiale. Shifra që ju ka mbetur përfaqëson vlerën e çdo pasurie të prekshme që kompania zotëron.
Vlera e likuidimit
Vlera e likuidimit është paraja neto që një biznes do të marrë nëse aktivet e tij likuidohen dhe detyrimet paguhen sot. Kjo nuk është aspak një listë shteruese e metodave të vlerësimit të biznesit që përdoren sot. Metoda të tjera përfshijnë vlerën e zëvendësimit, vlerën e ndarjes, vlerësimin e bazuar në asete dhe shumë të tjera.