Vlerësim i aseteve

Baker Tilly Kosovo është kompani e akredituar e cila ka trajnimin dhe ekspertizën e duhur për të dhënë raporte të sakta të vlerësimit të bizneseve, përfshirë këtu edhe vlerësimin e aseteve dhe patundshmeritë; të gjitha në përputhje me rregullorën e Bankës Qëndrore. Baker Tilly Kosovo ofron analiza transparente, duke marrë parasysh ndikimet e jashtme, me procese lehtë të kuptueshme të cilat marrin parasysh variablat e kaluara, tashme dhe të ardhme.

SNK 36 – Zhvleresimi i Aseteve

Në fund të çdo periudhe raportuese, një entitet është i detyruar të vlerësojë nëse ka ndonjë shenjë që një aset është i zhvlerësuar (D.m.th nëse aseti ka një shumë që është më e lartë se shuma e rikuperueshme e saj). SNK 36 ka një listë të treguesve të jashtëm dhe të brendshëm të zhvlerësimit. Nëse ka ndonjë shenjë që një aset është i zhvlerësuar, atëhere shuma e rikuperueshme duhet të llogaritet. [SNK 36.9]

Partenerët tonë, Leke Musa dhe Lulzim Berisha janë të licensuar nga Bordi Mbikqyrës i Ministrisë së Finanacave dhe Bankës Qëndrore.

Njohuria e vlerës së vërtetë të aseteve mund të nxjerrë në pah kursimet e mundshme, ndihmojë menaxhimin e rreziqeve, dhe po ashtu të rris numrin e investorëve të mundshëm.

Përse është e rendesishme që të kemi një vlerësim aktual të aseteve?

  • Ndihmon në parashikimin realistik të zhvillimeve të mundshme të cilat rrisin potencialin e fitimit në një aset.
  • Krijon kalkulime të sakta të taksave që duhet paguar
  • Rrit transparencën
  • Ndihmon të demonstrojë drejtimin e hapave të ardhshëm të biznesit
  • Zvogëlon rrezikun e udhëheqjes së kompanisë drejt rënies
  • Projektet të cilat kanë parasysh rreziqet që mund të shfaqen në të ardhmen janë të favorizuara nga investitorët sepse duke pasë parasysh rreziqet investitorët ndihen më të sigurtë të investojnë dhe njëkohësisht u rritet mundësia e fitimit nga investimi

Transferi i çmimit: Një çështje me interes për grupet ndërkombëtare

“Vendimet e gabuara gjatë vendosjes së çmimeve brenda grupit mund të rrisin në mënyrë domethënëse detyrimet tatimore”

Transferi i çmimit është bërë një çështje kyçe në fushën e taksave ndërkombëtare.

Të gjitha bizneset që tregtojnë ndërkombëtarisht dhe kanë transaksione përtej kufijve në mes të kompanive të grupit ka mundësi të ballafaqohen me çështjet e transferit të çmimit. Këto çështje përfshijnë kërkesa të veçanta për raportim nga autoritetet tatimore.

Nëse bizneset adoptojnë çmime të pasakta të transferit kjo mund të rezultojë me:

  1. Mbivlerësim të çmimit për blerjet e mallrave ose shërbimeve nga kompanitë brenda grupit;
  2. Nënvlerësim të çmimit të shitjes për mallrat ose shërbimet ndaj kompanive brenda grupit.

Mbivlerësimi ose nënvlerësimi mund të rezultojë me tatime shtesë si dhe zakonisht me interesa dhe gjoba tjera.

Për grupet ndërkombëtare që mund të kenë buxhetuar me kujdes detyrimet e tatimit për operacionet globale, kjo mund të dëmtojë financat e tyre.

Aktualisht një numër domethënës i vendeve, përfshirë edhe Kosovën, kanë vendosur legjislacion për trajtimin e transferit të çmimit.  Prandaj, bizneset që tregtojnë ndërkombëtarisht kanë nevojë për këshilla dhe mbrojtje të koordinuar për të përmbushur qëllimet e tyre komerciale.

Ne punojmë së bashku me specialist të transferit të çmimit brenda rrjetit të Baker Tilly International për të ofruar shërbime që i përshtaten bizneseve ndëkombëtare.

Si mund të ju ndihmojnë specialistët e transferit të çmimit:

  • Këshilla mbi çmimet e transaksioneve brenda grupit
  • Konsulencë mbi ristrukturimin e funksioneve të biznesit
  • Asistencë me dokumentimin e çmimeve brenda grupit
  • Mbrojtja e politikave të grupit për transferin e çmimit

Na kontaktoni për të caktuar një takim ose për të biseduar me ne